Bursa të doktoratës dhe postdoktoratës "Eugen Ionescu"

Administrator Administrator 25 November 2017 Archived

Thirrja e aplikimeve për bursat e doktoraturës dhe postdoktoraturës "Eugen Ionescu" ka filluar në faqen tonë të internetit.

Mund ta gjeni në këtë adresë : https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/bourses-de-recherche-doctorale-postdoctorale-eugen-ionescu-2017-2018/

Afati i fundit për aplikim: 14 janar 2018. 

Publiku i synuar: studentët e doktoraturës dhe mësimdhënësit-hulumtues të të gjitha disiplinave, të bashkangjitura në një universitet të rrjetit AUF në një vend OIF dhe në Algjeri (përveç Rumanisë) që dëshirojnë të bëjnë një stazh prej 3 deri në 5 muaj në Rumani, në një nga 30 qendrat universitare pritëse.

Periudha e mobilitetit: mars-korrik 2018.

Fituesit i sigurohen:

* Pagesa mujore prej 1000 euro për postdoktoratin / 800 euro për doktoratën
* transporti vajtje-ardhje
* Sigurimi shëndetësor-aksidenti-riatdhesimi

Ju lutemi shpërndajeni këtë thirrje tek kontaktet që ju drejtoni. Ana dhe unë kemi bërë shpërndarjen tek hulumtuesit e repertorit tonë, tek departamentet e marrëdhënieve ndërkombëtare, tek ish-përfituesve të programit "Eugen Ionescu" dhe partnerëve të universiteteve rumune në program.

NB : Në rajonin tonë, vendet në vijim nuk janë anëtare të OIF: Rusia, Turqia, Kazakistani, Azerbajxhani.