Bursa për studentët dhe stafin akademik të Departamentit të Gjeografisë
Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin akademik të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës, për realizim e mobilitetit në Universitetin e Grazit në Austri, Universitetin e Lublanës në Slloveni, Universitetin Mendel në Brno të Çekisë, Universitetin e Zagrebit dhe atë të Zarës në Koraci, Universitetin e Pragës në Çeki dhe Universitetin e Mariborit në Slloveni për vitin akademik 2019/2020.
Për më tepër informacione, kontaktoni koordinatorin e projektit për Kosovë:
Dr. Arsim Ejupi, Profesor i Asocuar, email: [email protected], tel: +38349642180, dhe në linkun e mëposhtëm: https://www.ceepus.info/document/document_externview_ppu.aspx#nbb
Shpjegim:
Departamenti i Gjeografisë, i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës është anëtar i GEOREGNET Network i cili i zhvillon aktivitetet në kuadër të CEEPUS-it. Rrjeti GEOREGNET është themeluar në vitin 2006 dhe koordinohet nga Universiteti i Mendel në Brno të Çekisë. Anëtarë të këtij rrjeti janë 17 universitete (departamente të gjeografisë) nga vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore. Në kuadër të rrjetit organizohen aktivitete si shkëmbimi i studentëve të nivelit baçelor, master, dhe doktoraturë, shkëmbimi i stafik akademik për mësimdhënie, programet e përbashkëta të studimit, ekskursionet e shkurtëra për studentët etj.