Artistja amerikane Ellen Frank ligjëron për pikturimin iluminativ në Fakultetin e Arteve të Bukura

Administrator Administrator 16 May 2018 Archived

Në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. Ellen Frank - drejtoreshë e Ellen Frank Illumination Arts Foundation Inc. mbajti ligjëratë për pikturimin illuminativ, duke përdorë fletëza ari në papirus dhe pëlhurë liri. Prof. Frank është artiste e njohur për manuskriptet e iluminuara, të cilat shfaqin format e artit antik duke aplikuar metalet e çmuara si p.sh. fletëzat e arit në murale, pëlhura liri dhe panele.

Qëllimi i Fondacionit të Artit të Iluminimit të Ellen Frank është ringjallja e formës së artit të iluminimit duke promovuar edukimin për paqe dhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve fetare. Në vitin 2005, organizata e saj krijoj Ateleun e Artit Ilumintativ për punëtoritë e modeluara sipas atelieve tradicionale të Renesancës. Ateleu pranoj praktikantë nga SHBA-të, Koreja e Jugut, Japonia, Kolumbia dhe Polonia, të cilët i mësoj për dorëshkrimet illuminative dhe pikturimin illuminativ të tyre.

“Cities of Peace” është punimi i parë i realizuar në Ateleun e Artit të Iluminiuar i përbërë nga nëntë piktura me fletëza ari që përfaqësojnë nëntë qytete të traumatizuara nga lufta dhe e njëherit nderon historitë dhe kulturat e atyre qyteteve. Këto qytete përfshijnë, Pekinin, Hiroshimën, Kabulin, Bagdadin dhe Nju Jorkun.

Tani në radhë është përzgjedhur qyteti ynë Prishtina, në të cilin në proces së bashku me studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe artistja Frank janë duke punuar piktura me fletëza ari në Muzeun e Kosovës.

Në realizimin e projektit “Cities of Peace” përveç studentëve, kontribut në realizim e pikturës për Prishtinën dha edhe rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema dhe prodekani i Arteve të Bukura, prof. Basri Mekolli.

Prof. Frank ka lindur në Los Anxhelos, SHBA. Studimet Bachelor i kreu në Universitetin e Kalifornisë në Los Angjeles, Master i Artit dhe PhD në Artet Pamore dhe në Letërsi i kreu në Stanford dhe Universitetin e Yales. Prej vitit 1973 - 1977 punoj profesoreshë e Gjuhës Angleze në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley në San Francisko.
Frank ka publikuar shumë shkrime dhe ese në fushën e pikturës, arkitekturës dhe letërsisë dhe është shpërblyer me shumë shpërblime në këto fusha.